Aktualitet

Humb betejën me COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, të gjithë anëtarët e tjerë të familjes të infektuar

24 Gusht 2020, 08:32 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së

TIRANË- Humb jetën nga COVID-19 Dhimitër Nasi, ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, duke u shënuar kështu viktima e parë në këtë qytet. Mësohet se ish-kryetari i Bashkisë, nën siglën e PS-së u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Prej 5 ditësh ai po merrte mjekim në spitalin Infekiv, por nuk e mposhti dot virusin. Ndërkohë janë të infektuar të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.

Bilanci i viktimave rritet nga dita në ditë. Pak ditë më parë humbi betejën me COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj. Po kështu, nuk ka fituar betejën me COVID-19 edhe  ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.

 J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër nasi humb jetën ish-kryetari i bashkisë së përmetit dhimitër nasi humb jetën ish-kryetari i bashkisë së përmetit

Sondazh

Poll