Sport

VIDEO/ “Fanatics” dhurojnë spektakël në stërvitjen e Tiranës, tifozët bardheblu me koreografi speciale në prag të nd

23 Gusht 2020, 18:40 Nga DOSJA
VIDEO/ “Fanatics” dhurojnë spektakël në

TIRANËTirana ka ndeshjen më të rëndësishme ndaj Crvena Zvezdës, përballje kjo e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Një ndeshje që do të  luhet pa praninë e tifozëve,megjithatë tifo-grupi“Tirona Fanatics” i ka bërë një surprizë të bukur skuadrës në kompleksin “Skënder Halili” duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Ata i kanë dedikuar një koreografi të madhe kësaj pragsfide, ku janë ilustruar dy heronj të luftës së Kosovës dhe harta e ngjyrosur me të kuqe, duke simbolizuar gjithë gjakun e derdhur në luftën ndaj Serbisë në vitin 1999.Poshtë saj shkruhet: “Vij me mbrojt vatan’ edhe aty ku vdekja është e sigurt”.

Një mbështetje e madhe e tifozëve bardheblu, që duan të karikojnë sa më shumë skuadrën për këtë sfidë kaq delikate, edhe pse kushtet nuk janë të duhurat për shkak të pandemisë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league crvena zvezda tirana tirona fanatic champions league crvena zvezda tirana tirona fanatic

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2020, 12:54

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë. Për arsye dëmtimesh, mbrojtësi nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit ...