Sport

VIDEO/ Armando Broja çfarë talenti, sulmuesi shqiptar e nis mirë aventurën me Vitessen,shënon dopietë në debutim

23 Gusht 2020, 16:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Armando Broja çfarë talenti, sulmuesi shqiptar e nis

HOLANDË-Vitesse ka zhvilluar një miqësore ndaj ekipit të GA Eagels, të cilën arriti ta fitojë me shifrat 4-0, edhe pse pjesa më e madhe e kipit ishte nga ekipi i të rinjve. Për verdhezinjtë në këtë ndeshje u aktivizua edhe talenti i kombëtares sonë, Armando Broja. 19-vjeçari hyri në fushë si zëvendësues dhe arriti të shënojë dy gola shumë të bukur.

 

Fiziku i djaloshit është i jashtëzakonshëm dhe vihet re qartë diferenca e tij ndaj kundërshtarëve. Në golin e parë ai fitoi duelin e shpejtësisë dhe mashtroi portierin me një parabol të lehtë me shumë klas. Në të dytën ai i bëri një marrje virtuoze sferës dhe në fund e “postoi” në rrjetë, duke plotësuar dopietën e tij të parë në ndeshjen e dytë me Vitessen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando broja vitesse armando broja vitesse

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2020, 12:54

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë. Për arsye dëmtimesh, mbrojtësi nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit ...