Sport

Conte zhytet në telashe, trajneri i Interit bie pre e një mashtrimi që i kushton 30 milionë euro

23 Gusht 2020, 16:57 Nga DOSJA
Conte zhytet në telashe, trajneri i Interit bie pre e një mashtrimi

MILANO-Pas humbjes në finalen e Europa leagues kundër Sevillas, për trajnerin e Interit Antonio Conte ka probleme edhe sa i përket jetës së tij private. Sipas gazetës ‘La Verità’, tekniku ka rënë pre edhe e një mashtrimi që i kushton rreth 30 milionë euro.

DETAJET E MASHTRIMIT

Massimo Bichocchio është financuesi italian, që zotëron kompani të ndryshme investimi dhe ka mashtruar Conten e të tjerë, nëpërmjet kompanisë Kidman. Sipas marrëveshjes, Bichocchio u merrte para Contes dhe të tjerëve, për t’i përfshirë në një skemë investimi frytdhënëse, ku do të merrnin pas shumë më tepër brenda 30 qershorit 2020.Megjithatë paratë nuk u kthyen dhe për më tepër, Conte dhe 7 të tjerët e përfshirë në mashtrim, kanë kuptuar që edhe adresat e kompanisë ishin false. Në skemë ishin përfshirë edhe dokumente të falsifikuara të bankës së njohur angleze HSBC, ku vetë Bichocchio ka punuar më herët, por kjo e fundit mohoi çdo lloj lidhjeje me kompaninë Kidman.Duke qenë se Bichocchio nuk e shleu detyrimin ndaj personave të mashtruar, gjykata angleze ka dhënë urdhër sekuestrimi për pasuritë e tij, përfshi vilën llogaritë bankare dhe vilën në të cilën Conte ka jetuar në Londër kur drejtonte Chelsean.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte chelsea inter massimo bichocchio antonio conte chelsea inter massimo bichocchio

Sondazh

Poll

Sport 23 Gusht 2020, 12:54

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë. Për arsye dëmtimesh, mbrojtësi nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit ...