Nga ngacmimi seksual ndaj një të miture tek dhuna në familje dhe vjedhjet, Policia: 13 të arrestuar në Tiranë në 24 orët
23 Gusht 2020, 10:51Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale. Në prangat e Policisë ka rënë një 60-vjecar që ka ngacmuar seksualisht një 13-vjecare, ndërkohë që janë prangosur edhe persona të tjerë të cilët akuzohen për dhunë në familje dhe vjedhje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë. Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë, u kap në flagrancë duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 5 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta si dhe sendet që përdorte për të kryer vjedhjet.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese; Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin me rregullat për rihapjen e shkollave, fillimisht më 31 gusht pë rata që humbën mësimin onl...
BERAT– Vijon rituali i festës së besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit. Edhe pse në kohë pandemie, mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria kanë zgjedhur që...
ROSKOVEC– Lumturie Buzi, e ëma e Korados- i riu që është prangosur pasi në makinën me të cilën ai po qarkullonte bashkë me Arbër Bufin, ka bërë thirrje për zbar...
DIBËR– Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka proceduar penalisht 15 persona pasi akuzohen se kanë kryer krime të ndryshme mjedisore. Sipas njoftimit...
KRUJË– Policia e Krujës ka prangosur në flagranë pronarin e një banese në Krujë, i cili është kapur duke mbjellë kanabis sativa, ndërsa bashkëshortja...
MORINË– Radhë të gjata janë krijuar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës në rrugën e Kombit, pasi pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që edhe këtë fundjav...
ITALI– Një familje shqiptare është infektuar nga pandemia e koronavirusit pas kthimit nga pushimet e verës në vendlindje. Sipas mediave italiane, katër pe...
VLORË– Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orën e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Fushë Marovë të Vlorës. Sherri mes një 36-vjeç...