Aktualitet

Pushuesit nga Kosova nuk zhgënjejnë! Edhe kjo fundjavë i gjen në Shqipëri, radhë të gjata automjetesh tek Ura e Drinit

23 Gusht 2020, 08:40 Nga DOSJA
Pushuesit nga Kosova nuk zhgënjejnë! Edhe kjo fundjavë i gjen

MORINË– Radhë të gjata janë krijuar mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës në rrugën e Kombit, pasi pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që edhe këtë fundjavë ta kalojnë pranë bregdetit në Shqipëri.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Urën e Drinit ka më shumë trafik për shkak të rrugës, ndërkohë që pushuesit do të duhet që të presin në temperatura të larta për të shkuar drejt destinacioneve më të preferuara prej tyre për këtë verë, që kanë qënë Durrësi e Shëngjini. Nga ora 05:00-08:00 të mëngjesit në Shqipëri kanë hyrë mbi 20 mijë persona.

I njëjti fluksi në doganë pritet edhe në kthim pasi pushuesit që kanë hyrë do të kthehen në Kosovë për të qënë gati për të hënën.

Ndërkohë para disa ditësh, dogana e Kakavijës ishte tema më e nxehtë për shkak të radhës së automjeteve që kishte arritur deri në 25 km për shkak të palës greke. E njëjta situtatë paraqitet edhe në doganën e Qafë Thanës, ku gjatë mëngjesit kanë hyrë më shumë se 3 mijë pushues. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e morines dogana e morines

Sondazh

Poll