Aktualitet

Sherr në mes të natën në Vlorë! 36-vjeçari zihet me një adoleshent, nuk duron dhe i nxjerr armën, i riu tek Trauma në g

23 Gusht 2020, 07:42 Nga DOSJA
Sherr në mes të natën në Vlorë! 36-vjeçari zihet

VLORË– Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orën e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Fushë Marovë të Vlorës. Sherri mes një 36-vjeçari, i cili është identifikuar si Qerim Maraj (Likaj) dhe 18-vjeçarit Jorgo Runaj, i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armës.

Në gjaknxehtësi e sipër, 36-vjeçari ka nxjerrë armen dhe ka plagosur të riun, i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ndërkohë policia e Vlorës ka nisur punën për arrestimin e 36-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jorgo runaj plagoset jorgo runaj qerim maraj vlore jorgo runaj plagoset jorgo runaj qerim maraj vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...