Aktualitet

I gjeti drogë në banesë, policia në Krujë arreston 52-vjeçarin! Procedohet edhe bashkëshortja me kryeplakun

23 Gusht 2020, 08:54 Nga DOSJA
I gjeti drogë në banesë, policia në Krujë arreston

KRUJË– Policia e Krujës ka prangosur në flagranë pronarin e një banese në Krujë, i cili është kapur duke mbjellë kanabis sativa, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht. Nën hetim për veprën penale “Moskallëzim krimi” edhe kryeplaku i fshatit Zallë, pasi nuk ka treguar veprimtarinë e paligjshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet pronari i banesës ku u evidentuan të kultivuara disa bimë narkotike, si dhe procedohen penalisht bashkëshortja e pronarit të banesës dhe kryeplaku i fshatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Zall, Krujë, përreth një banese , bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K., 52 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, shtetasen I.K., për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kruje kruje kanabis ne kruje kruje

Sondazh

Poll