Aktualitet

‘Arbëri vinte dhe e merrte tek shtëpia ndonjëherë…dua të kërkoj të drejtën po unë s’kam para!’/ Djali i saj i v

23 Gusht 2020, 09:15 Nga DOSJA
‘Arbëri vinte dhe e merrte tek shtëpia

ROSKOVEC– Lumturie Buzi, e ëma e Korados- i riu që është prangosur pasi në makinën me të cilën ai po qarkullonte bashkë me Arbër Bufin, ka bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

Ajo ka treguar se i biri kohët e fundit ishte kthyer në një konsumues të lëndëve narkotike por nuk kishte shitur kurrë drogë. Sipas saj, i biri punote tek lavazhi i nipit të kryebashkiakes Majlinda Bufit, Arbëri. Ky i fundit, siç rrëfen ajo, vinte dhe e merrte ndonjëherë në shtëpi, jashtë orarit të punës. Gjatë rrëfimit të saj është kapur edhe një detaj tjetër, ngjarja ka ndodhur që të enjtën, ndërsa Policia njoftoi vetëm ditën e djeshme lidhur me ngjarjen. 

“Unë si mama e besoj se e merrte për ta pirë vetë. Jo për të shitur. Djali ishte punësuar tek nipi i burrit të Majlindës. Kishte një vit që punonte tek lavazhi. Vetëm me këtë punë merrej. Punonte nga ora 7 deri në orën 5. Kishte kohë që po pinte hashash, nja dy vjet. Arbër Bufi vinte dhe e merrte ndonjëherë. Ai e kishte 200 mijë lekë rrogën, e merrte në bankë. Kam 5 djem, jetoj me qera. Kam që të enjten që e kam marrë vesh lajmin. Dua ta zbardh ngjarjen. Jam e tronditur. Unë s’kam të ardhura. Jam trokë. Nuk di gjë me sa është kapur, nuk marr vesh. Kur vinte në shtëpi nuk shpehej. Me vëllezërit flite dhe bënte muhabet,”– është shprehur Buzi. 

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se bashkë me 29-vjeçari Buzi janë marrë nën hetim edhe dy të rinj të tjerë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Lushnja dhe një të ri nga Mallakastra (19 vjeç). Po edhe këta të fundit, njësoj si Bufi janë proceduar por nuk janë prangosur. 

Nga ana e saj, kryebashkiakja Majlinda Bufi ka mohuar lajmin duke e cilësuar si trillim, ndërsa ende nuk ka një reagim nga asnjë zyrtar i Partisë Socialiste. PD-ja ka reaguar në kohë rekord lidhur me rastin duke kërkuar shkarkimin e Bufit. Policia gjithashtu e raportoi ngjarjen me vonesë, duke lënë mister me sa drogë u kapën të rinjtë në makinën, e cila ishte në pronësi të Bashkisë së Roskovecit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec korado buzi lumturie buzi arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec korado buzi lumturie buzi

Sondazh

Poll