Aktualitet

Edhe pse të ndaluara, ushtronin lojërat e fatit brenda lokalit, 3 të arrestuar në Korçë, pronari në kërkim

23 Gusht 2020, 08:14 Nga DOSJA
Edhe pse të ndaluara, ushtronin lojërat e fatit brenda lokalit, 3

KORÇË– Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lojra fati në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas policisë së Korçës, pas kontrolleve të bëra brenda në lokal, me pronar L. P. 29 vjeç nga Lushnja, u gjetën dhe sekuestruan 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se përdoreshin për bastet sportive. Ndërkohë nga ana tjetër u arrestuan dhe punonjësit e lokalit me iniciale Gj. Th., 42 vjeç , E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Korçë. Ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, nga të cilët një i arrestuar në flagrancë, një i shpallur në kërkim dhe dy të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbenin për lotari sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përballë përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” të shtetasit L. P.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lojrave të palejuara” shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Moskallëzimi i krimit”, ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce lojrat e fatit korce lojrat e fatit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...