Aktualitet

‘Ramë të dy pa ndenja në ujë!’/ Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, gjykata lë në burg Indrit Bajraktarin, rrëfimi i

23 Gusht 2020, 07:04 Nga DOSJA
‘Ramë të dy pa ndenja në ujë!’/ Mbytja e

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Indrit Bajraktarin, i cili akuzohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë. 

Bajraktari është personi i fundit me të cilin dyshohet të ketë pasur kontakt e mitura para se të ndërronte jetë në mes të detit me një palë çelësa motori uji të varura në qafë. Gjatë seancës, Bajraktari ka folur para togave të zeza duke treguar se vajzën e kishte njohur nga e motra, e cila jetonte në Angli dhe se nuk e dinte që ishte ende e mitur. Sa i përket vdekjes së saj, 25-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend asgjë pasi sipas tij për më shumë se 40 minuta ka qëndruar në ujë pa ndjenja. 

Kemi rënë të dy pa ndjenja në detin Adriatik. Jemi rrëzuar nga motori dhe nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Erdhi një çift tjetër me motor uji. Më thanë se po kërkonin ndihmë se ata ishin dy persona dhe se nuk kishte vend për mua. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. S’di si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës. Motra e vajzës jeton në Angli dhe njihemi prej saj. Kam menduar se vajza është 18 vjeç ndaj dhe kemi dalë,”-është shprehur i riu. 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja, Enisa Doda bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Një ditë më vonë, u arrestua Indrit Bajraktari, i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...