Aktualitet

Mëngjes i kthjellët dhe temperatura të larta në bregdet, kthesa që pritet të pësojë moti në mesditë

23 Gusht 2020, 05:46 Nga DOSJA
Mëngjes i kthjellët dhe temperatura të larta në bregdet,

TIRANË– Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë sërish ditën e sotme, duke e kthyer të dielën në një ditë perfekte pushimi. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites vranësirat e lehta do të shfaqen në zonat malore, megjithatë nuk do të ketë reshje shiu. 

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 34°C. Në bregdet, ato do të variojnë nga: 21 / 31°C; në vendet e ulëta: 20 / 34°C, ndërsa në vendet malore: 15 / 30°C. Si pasojë e temperaturave të larta, rreziku për zjarre pritet që të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare ne det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...