Aktualitet

ME VIDEO: Skena të denja për film aksion në mes të Lungomares/ Makina policie me sirenat ndezur bllokojnë rrugën, shoqëro

22 Gusht 2020, 19:40 Nga DOSJA
ME VIDEO: Skena të denja për film aksion në mes të

VLORË– Skena që jemi mësuar t’i shohim vetëm në filmat aksion të regjisorëve më në zë të Hollywood-it kanë ndodhur në shëtitoren e Lungomares në mes të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e FaxWeb, disa makina policie kanë bllokuar gjithë rrugën, duke prangosur edhe disa persona.

 

Efektivët e Policisë janë filmuar duke shoqëruar për në Komisariat një grup të rinjsh, ndërkohë që rruga është plot me njerëz, të cilët duket se po shijojnë “shfaqjen” para tyre. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia se çfarë ka ndodhur në mes të qytetit, dhe se cili ka qënë objektivi i operacionit të zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Fillimisht dyshohet se Policia ka ndërhyrë pasi disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por versioni pritet që të konfirmohet nga ana e “bluve” të qytetit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trazira ne vlore vlore trazira ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 18:53

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin...