Aktualitet

22 Gusht 2020, 18:53 Nga DOSJA

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ata kanë zgjedhur që të “hedhin” pas krahëve frikën duke vepruar si çdo vit, ndërsa edhe Baba Mondi është shprehur se besimtarët nuk munden që t’i ndalojë të vijnë.

Pandemia është e keqe mbarëbotërore, këtu njerëzit vijnë dhe marrin urime. Ne kemi rregulluar ujin, rrugën, tualetin që njerëzit të jenë të kënaqur. nuk i ndalojmë dot njerëzit që të vijnë se kanë dashuri ndaj Zotit. Nuk i ndalojmë dot të vijnë,“-është shprehur ai për një video të siguruar nga Dosja.al.

Por si po e kalojnë festën besimtarët? Ndër të intervistuarit, disa prej tyre janë shprehur se kanë ngjitur malin, kanë bërë kurbanin dhe më pas janë lutur për të pasur më shumë mbarësi.

“Bëj lufte për fëmijët që të më shkojë mbarë! Është kënaqësi të vij këtu. Shkojmë tek teqetë dhe themi disa lutje,”-shprehen ata.

Këtë vit, megjithëse më të paktë në numër, besimtarët bektashianë kanë nisur pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Riti zgjat për 5 ditë. Qindra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe diaspora, bëhen pjesë e pelegrinazhit çdo vit.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baba mondi pelegrinazhi ne malin e tomorrit baba mondi pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll