Politike

DENONCIMI/ Efektivi i FNSH-së ankohet tek Berisha: Kemi disa muaj pa marrë dietat, shkojmë në shërbim me paratë tona

23 Gusht 2020, 07:27 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Efektivi i FNSH-së ankohet tek Berisha: Kemi disa muaj pa

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se efektivëve të Policisë së Shtetit nuk u paguhen dietat.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha, qytetari shkruan se është pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë dhe prej disa muajsh nuk ka marrë pagesat e asnjë diete.

“Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi nuk u japin dietat policeve. Plaçkitje! Lexoni denoncimin e policit dixhital. Pershendetje Z. Sali Berisha!  Une qe te shkruaj jam polic i nderhyrjes se shpejte Tirane. Problemi yne eshte mospagimi i dietave nga qeveria,u ben ca muaj qe Fnsh Tiran,Shkoder dhe Fier nuk u paguhet asnje diete. Ne çdo sherbim ku na kerkohet po shkojme, te pakten leket tona te na i kalojne,e kemi shume te veshtire ne perballimin e shpenzimeve. Ju lutem bejeni publike,dasht zoti e shef dhe minstri dhe vendos doren ne zemer dhe kalon ndonje lek. Me respekte nga EM,”-shkruhet në mesazhin e efektivit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fnsh sali berisha fnsh sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2020, 12:32

LAÇ- Nis ndërtimi i 524 apartamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pranishëm në këtë kantier ndërtim...