Politike

Drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, Rama i qetë me pushime, sot po eksploron Beratin, ‘terezinë’ e prish

22 Gusht 2020, 19:29 Nga DOSJA
Drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, Rama i

BERAT– Ditën e sotme, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi ka marrë gjithë vëmendjen e mediave, pasi në makinën e institucionit që ajo drejton është gjetur drogë. Nën hetim është marrë nipi dhe njëkohësisht shoferi i saj, 35-vjeçari Arbër Bufi, ndërsa Policia ende nuk e ka zbardhur të plotë ngjarjen.

Por mesa duket lajmi për drogën nuk e ka shkëputur dot kreun e qeverisë shqiptare nga pushimet e tij. Vetëm pak çaste më parë ai ka shpërndarë një foto në rrjetet e tij sociale. Në pamjen e publikuar nga Rama, shfaqet qyteti i Beratit, ndërsa kryeministri shpreh edhe magjepsien që i ka shkaktuar Shqipëria.

Ndërkohë që PD kërkoi një reagim nga kryesocialisti, Rama duket se e ka marrë me shumë qetësi dhe ka vendosur që pushimet t’i ndërpresë vetëm për t’u marrë me krizën në Bjellorusi.

Lajmi kryesor: Drogë në makinën e bashkisë/ Procedohet penalisht nipi shofer i Majlinda Bufit, kryebashkiakja: Janë trillime! PD kërkon shkarkimin e saj, heshtje nga PS-ja

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike droge ne makinen e bashkise roskovec edi rama majlinda bufi droge ne makinen e bashkise roskovec edi rama majlinda bufi

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2020, 12:32

LAÇ- Nis ndërtimi i 524 apartamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pranishëm në këtë kantier ndërtim...