Aktualitet

Aksident në afërsi të Elbasanit/ Furgoni përplaset me dy makina, një i plagosur, ja gjendja e tij

22 Gusht 2020, 18:30 Nga DOSJA
Aksident në afërsi të Elbasanit/ Furgoni përplaset me dy

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Bradashesh. Mësohet se mjeti fugon tip “Benz”, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale A.Gj., nga Vlora është përplasur me mjetet tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, 61-vjeçari me iniciale Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan. Ky i fundit është transportuart në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, mjeti fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Volksëagen” shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan , jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 15:40

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...