Art&Argëtim

‘Djalit do i mësojë shqip’, Almeda Abazi tregon arsyen pse zgjodhi emrin ‘Efehan’

10 Prill 2019, 13:31 Nga DOSJA
‘Djalit do i mësojë shqip’, Almeda Abazi tregon arsyen pse

Almeda Abazi, në të parin rrëfim për momentin më të rëndësishëm të jetës, ajo ndau me revistawho.com’ 9 muajt, që e çuan në qiellin e shtatë. Si i përjetoi ndryshimet dhe çfarë do të ndodhë me të pas lindjes së djalit dhe pse zgjodhën emrin Efehan.

E pyetur sesi po ndihet në këta muaj të ëmbël, Almeda është përgjigjur kështu.

“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime.“- u përgjigj shkurt Almeda.

Almeda dhe Tolgahan e kanë bërë publik emrin e djalit shumë kohë më parë dhe sot ajo tregoi për herë të parë arsyen pse zgjodhën këtë emër.

“Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”- shprehet Almeda.

Aktorja u shpreh se djalit do i mësojë shqip dhe do mundohet që gjtihmonë t’i flasë në gjuhën e saj, sa i përket turqishtes Tolga ka gjithë të drejtat ekskluzive: “Oh sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz almeda abazi tolgahan sayisman almeda abazi tolgahan sayisman

Sondazh

Poll