Sport

VIDEO/ Kukësi lë Tropojën dhe zbarkon “Zeqir Ymeri”, Gega dhe lojtarët inspektojnë punimet e stadiumit

21 Gusht 2020, 17:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi lë Tropojën dhe zbarkon “Zeqir Ymeri”,

KUKËS-Ekipi i  Kukësit është kthyer nga Tropoja pas një stervitje 10 ditore dhe do të grumbullohet në Elbasan, nën masa të rrepta higjeno-sanitare. Klubi është siguruar që hoteli ku do të qëndrojëë është dezinfektuar, duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA. Gjatë rrugës ekipi ka vendosur të ndalojë në Kukës dhe të shikojë punën që po bëhet për të ndërtuar stadiumin e ri. Pas vizitës së bërë në ambientet e arenës së ardhshme, ka folur një nga lojtarët më me eksperiencë të skuadrës, Eduart Rroca. Ai foli për anën pozitive të stadiumit dhe ecurinë e fazës përgatitore në Tropojë.

“Pas përgatitjeve në Tropojë kishim rrugën këtej dhe menduam të ndalojmë dhe të shoghim punimet. Duket se janë në rrugën e duhur. Shpresojmë të mbyllen sa më shpejt dhe të kemi një shtëpi për të luajtur. Sigurisht do të jetë një plus shumë i madh për ekipin e Kukësit sepse neve vetëm një shtëpi na mungon dhe tifozët për të na përkrahur dhe të gjitha të tjerat janë në rrugën e duhur. Shpresojmë të vijmë sa më shpejt këtu të luajmë para tifozëve tanë.” Shprehet futbollisti.

Trajneri Skënder Gega ka marrë një nismë të mbështetur edhe nga FSHF, duke iu dhuruar topa dhe bazë materiale fëmijëve në Tropojë aty ku skuadra e Kukësit zhvilloi fazën përgatitore.

“Ka dashur zoti që kjo periudhë ku këta fëmijë të mrekullueshëm po jetojnë, është shumë më e mirë sesa periudha jonë. Tashmë mundësitë janë më të mëdha dhe kushtet jane më të mira. Shpresoj që e ardhmja e tyre të jetë më e suksesshme dhe më e sigurtë”, u shpreh trajneri Gega.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eduart rroca kukesi skënder gega eduart rroca kukesi skënder gega

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...