EMRAT/ ‘E dogjën’ në dasmë dhe rrethuan nusen, pezullohen efektivët e Shkodrës që u filmuan duke kërcyer, gjobitet me
21 Gusht 2020, 13:00Nga DOSJA
SHKODËR– Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivët që kërcyen në një damsë në Malësinë e Madhe. Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka, Specialisti i zonës Nikolin Rushaj dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme Skender Kazazi, Anton Malotaj janë pezulluar nga puna.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, këta efektivë kishin shkuar që të ushtronin kontroll, duke qenë se në këtë periudhë pandemie nuk lejohen ceremonitë martesore, por në vend që të mbyllnin lokalin ku ishte dasma, ata vetë janë futur të kërcejnë, siç edhe u pa në videon e publikuar një ditë më parë,teksa efektivët rrethonin nusen.
Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka; Shefin e Rendit Skerdi Kasimati dhe Shefin e Krimeve Klodian Ceka, pasi janë vënë në dijeni për shkeljen e efektivëve të mësipërm dhe nuk kanë reaguar.
Lokali ku ishte zhvilluar dasma u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, dhe gjithashtu u procedua edhe pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.
Malësia e Madhe, Shkodër
Menjëherë pas transmetimtit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive. Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe. Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra. Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS -Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona gjatë monitorimeve të kryera në 20 ditët e para të gushtit, për drejtim mjeti pa patentë dhe nën efektin...
Aktualitet21 Gusht 2020, 12:59
TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimi...
DURRËS– Avdulla Osmani, biznesmeni dhe pronari i hotel “Tropikal”, që u shemb nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit të vitit të shkuar, poshtë të cilit vdiqën ...
PEQIN-Zjarri që nisi 24 orë më parë në Peqin ka dalë jashtë kontrollit. Ditën e sotme, flakët kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit. Si pasojë e flakëve, ...
Ndërsa shqiptarët po tentojnë që të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, janë irakenët dhe sirianët ata që po kërkojnë azil në Shqipëri.INSTAT...
PEQIN– Burgu i Peqinit është kthyer në një vatër të rrezikshme të COVID-19. Në institucionin e vuajtjes së dënimit, gjatë 72 orëve të fundit janë konfirmu...
SHKODËR– Sherri që përfundoi me vrasjen aksidentale të Gledis Krajës në Shkodër, nisi për mungesën e dy karrigeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në ...
ITALI-Një operacion i beftë antidroge në Foligno, ka çuar në pranga një shtetas shqiptar. Ky i fundit u pikas nga policia në qendër të Folignos të cilët ...