Aktualitet

Policia bën bilancin e gushtit në Durrës, arrestohen 19 shoferë për përdorim alkooli dhe mungesë leje drejtimi, hiqen edh

21 Gusht 2020, 13:20 Nga DOSJA
Policia bën bilancin e gushtit në Durrës, arrestohen 19

DURRËS -Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona gjatë monitorimeve të kryera në 20 ditët e para të gushtit, për drejtim mjeti pa patentë dhe nën efektin e alkoolit, ndërsa 4 të tjera për shkelje të qarkullimit të rrugor. Nga këto, 6 janë arrestuar vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa është proceduar edhe një tjetër në gjendje të lirë.

Gjatë gjithë gushtit, në Durrës  janë vendosur mijëra gjoba për shkelje të ndryshme si mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim ceulari gjatë drejtimit të mjetit, apo parkim të gabuar. Po ashtu janë pezulluar 146 patenta, për shpjetësi dhe parakalim të gabuar.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtuar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin ndaj drejtuesve të cilët drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, parakalimet e gabuara dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara.

Gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë arrestuar në flagrancë 15 shtetas të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 4 të tjerë për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjeti si dhe është proceduar në gjëndje të lirë një tjetër.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.T., S. S., A. Xh., M. F., A. T., dhe A. T., pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi N. M.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 20 ditëve të muajit Gusht janë vendosur 798 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

111 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

77 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

965 masa për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar 146 Leje Drejtimi nga këto: 129 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 17 për mos mbajtje krahu dhe parakalime të gabuara . Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat ne durres policia e durresit gjobat ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 12:59

TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimi...