Politike

Besa Shahini: Qeveria do japë libra shkollorë në gjuhën shqipe edhe për nxënësit shqiptarë në Serbi

20 Gusht 2020, 09:18 Nga DOSJA
Besa Shahini: Qeveria do japë libra shkollorë në gjuhën

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se nxënësve shqiptarë në Serbi do u jepen libra  në gjuhën shqipe. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja shprehet se qeveria shqiptare është shumë pranë shqiptarëve që jetojnë atje, me qëllimin e arsimimit sa më cilësor në gjuhën shqipe.

“Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-tës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar. Shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe.”, shprehet ministrja.

Ndërkohë ditën e djeshme, ministrja Shahini dha lajmin se në Shqipëri, qeveria do të japë libra falas nga klasa e parë deri në të shtatën. Po kështu, do të përfitojnë libra falas deri në klasën e 12-të, fëmijët që përfshihen në kategori të veçanta. Viti shkollor do të fillojë më 14 shtator.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini besa shahini

Sondazh

Poll