Aktualitet

FOTOT/ Indrit Bajraktari, i martuar dhe në pritje për t’u bërë baba… gruas i tha se do takonte familjen në Shqi

21 Gusht 2020, 08:56 Nga DOSJA
FOTOT/ Indrit Bajraktari, i martuar dhe në pritje për t’u

VELIPOJË- Indrit Bajraktari, 25-vjeç i arrestuar nga policia që prej mesditës së 19 gushtit pas mbytjes së adoleshentes Enisa Doda në plazhin e Velipojës pritet që të bëhet baba. Siç u raportua edhe më herët, i riu rezulton të jetë i martuar në Angli, ndërsa bashkëshortja e tij, Almudena Bajraktari ka komunikuar me Syri.net, duke thënë se që prej vitit 2019, çifti jetonte bashkë në Londër.

Ata kanë qenë të lidhur bashkë që prej janarit të vitit 2017, dhe janë martuar më 18 prill 2019, e që prej asaj kohe nuk kanë patur probleme. E reja është shtatzënë, ndërsa i shoqi para largimit nga Anglia i kishte thënë se do të kthehej në Shqipëri për të takuar familjen. Ajo është njohur më pas me ngjarjen përmes mediave, ku ka parë se Indriti ka përfunduar në pranga pasi kishte dalë xhiro në det me një vajzë të mitur, e cila humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020. Trupi i të miturës u gjet me shenja dhune në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit u prangos nga policia.

Dinamika e ngjarjes sipas policisë është se dy të rinjtë kanë qenë duke lundruar me shpejtësi dhe e reja ka rrëshqitur në ujë e më pas ka humbur ndjenjat. Bajraktari është frikësuar dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërsa policia gjeti në qafën e të miturës edhe çelësin e sigurisë së motorit të ujit.

E mitura ndodhej me pushime prej dy ditësh me familjen atje, ndërsa kishte mbushur 17 vjeç më 9 gusht. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet almudena bajraktari enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje almudena bajraktari enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll