Aktualitet

ME FOTO/ Kjo është 36-vjeçarja që vdiq në mënyrë misterioze në spitalin e Durrësit, shfajësohet drejtoresha e Qendrës

21 Gusht 2020, 08:56 Nga DOSJA
ME FOTO/ Kjo është 36-vjeçarja që vdiq në

SHIJAK- Del fotoja e 36-vjeçares, Margarita Keçi e cila humbi jetën dje në spitalin e Durrësit. Gruaja mësohet se vuante nga gastrit akut në stomak dhe humbi jetën në mënyrë misterioze në spital.

Ndërkohë, për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe Jonida Çeliku, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Shijakut, aty ku 36-vjeçarja mori ndihmën e parë. Ajo ka deklaruar se në këtë qendër shëndetësore i është dhënë ndihma e duhur 36-vjeçares dhe më pas ajo është dërguar në spitalin e Durrësit. Mjekja ka theksuar më tej se është ekspertiza mjeko-ligjore është ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 36-vjeçares.

Ja kemi bërë yzmetin, çfarë kemi pasur mundësi, ia kemi dhënë ndihmën. Ne nuk na kanë denoncuar familjarët. Vajzën e ka pritur mjeku i familjes dhe më pas ajo ka shkuar në spitalin e Durrësit në mënyrë private. Shkakun e vdekjes nuk e dimë, do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do e përcaktojë”, është shprehur drejtoresha e Qendrës Shëndetësore.

Margarita Keci 36 vjeç, vdiq ditën e djeshme në spitalin e Durrësit. Për këtë ngjarje, Policia ka vënë nën hetim dy mjekët e qendrës shëndetësore në Shijak, të cilët akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur të resë. 36-vjeçarja kishte shkruar disa herë në këtë qendër shëndetësore, ku kishte bërë konsulta me mjekët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jonida çeliku vdes margarita keci jonida çeliku vdes margarita keci

Sondazh

Poll