Aktualitet

Misteri i Velipojës/ Pronarët e motorit të ujit qëlluan me grusht Indrit Bajraktarin që të mos largohej… Enisa Doda mbus

21 Gusht 2020, 08:38 Nga DOSJA
Misteri i Velipojës/ Pronarët e motorit të ujit qëlluan me

VELIPOJË- Vdekja misterioze e Enisa Dodës, 17 vjeç në plazhin e Velipojës pas një xhiroje që kishte dalë me Indrit Bajraktarin ende nuk është zbardhur. Siç raportuam sot, i riu rezulton se është i martuar në Angli, ndërsa rrëfimi i tij në polici është kontradiktor. (lexo këtu). 

Por ajo që e bën edhe më të dyshimtë situatën ku ndodhet i riu është fakti se pronarët e motorit që dy të rinjtë morën me qira në plazhin e Velipojës, më 14:00 të datës 19 gusht, dyshuan pasi ai doli nga uji për atë që kishte ndodhur. Xhiroja fatale zgjati për 30 minuta, dhe pronarët e motorit të ujit hynë sërish në det për të parë pse po vonoheshin. Ky ka qenë momenti kur ata kanë parë në largësi të riun nga Postriba e Shkodrës teksa po dilte me not nga uji ndërsa motori dhe vajza nuk ishin më me të.

Ata menjëherë kanë pyetur 25-vjeçarin për vendodhjen e Enisës, por ky i fundit iu ka thënë se kishte ajo kishte dalë në breg dhe ishte me xhaxhain, dhe ka tentuar që të largohet. Pronarët e motorit kanë dyshuar se ai diçka po fshihte dhe nuk e kanë lejuar që të largohet deri në ardhjen e policisë. Për ta neutralizuar njëri prej tyre e ka qëlluar edhe me grusht që të mos ikte. Policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa ai akuzohet për “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Dinamika e ngjarjes sipas policisë është se dy të rinjtë kanë qenë duke lundruar me shpejtësi dhe e reja ka rrëshqitur në ujë e më pas ka humbur ndjenjat. Bajraktari është frikësuar dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërsa policia gjeti në qafën e të miturës edhe çelësin e sigurisë së motorit të ujit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020.  Trupi i të miturës u gjet me shenja dhune në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit u prangos nga policia. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës. E mitura ndodhej me pushime prej dy ditësh me familjen atje, ndërsa kishte mbushur 17 vjeç më 9 gusht.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll