Aktualitet

Hyri i dehur në lokal dhe qëlloi me automatik/ Ky është 35-vjeçari në Pogradec që plagosi bashkëfshatarin (EMRI)

21 Gusht 2020, 08:09 Nga DOSJA
Hyri i dehur në lokal dhe qëlloi me automatik/ Ky është

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes është Spartak Çela. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari ka hyrë në një lokal në fshatin Bishnicë, në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Bledi Shahini.

Ndërkohë, brenda lokalit kanë qenë edhe 5 bashkëfshatë të tjerë.  Ende nuk dihen arsyet e konfliktit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku 35-vjeçari plagosi me automatik Bledi Shahinin. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kërkimet për të.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me armë zjarri në pogradec plagosje me armë zjarri në pogradec

Sondazh

Poll