Sport

19 Gusht 2020, 20:29 Nga DOSJA

GJEORGJI-Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën nga Torasa dhe Ismajlgeci, duke bërë që kampionët e Shqipërisë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për në Europë, ku kundërshtari i radhës është Crvena Zvezda. Në përfundim të takimit Egbo ka dhënë intervistën e tij për mediat.

“Besimi im ishte se Zoti e ka vendosur si do të ndodhë, sepse e kemi pasur mundësinë të kualifikoheshim me ta që herën e parë kur kam luajtur unë si portier. Unë me menaxherin e ekipit donim të na binte kundra Dinamo e Tbilisit, pasi mendonim se kishim më tepër mundësi për kualifikimin. Përveç faktit se çunat i kanë bërë yzmetin, duke luftuar për çdo top sot, besimi im shkon te Zoti pastaj te ta, që besuan deri në fund se mund t’ja dalin.

Crvena Zvezda? Prandaj kemi luajtur ashtu si luajtëm sot. Është një ndeshje që do e luajmë në shtëpinë tonë. E kemi këtë pak avantazh, sepse e dimë çfarë marrëdhënie ka Serbia me Shqipërinë. Do jetë një ndeshje e luftuar. Si u futëm në ndeshjen e sotme, ashtu do futemi edhe kundër tyre. Nëse do i bëjmë yzmeti dhe japim 100%, Zoti do jetë përsëri me ne“, ka thënë Egbo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda egbo tirana crvena zvezda egbo tirana

Sondazh

Poll