Aktualitet

Vrasja e Gledis Krajës/ Stjuart Smakaj shfaqet i penduar: Nuk e dija që shoku ishte në makinë. Pronari i mobilerisë rrëfen

19 Gusht 2020, 07:48 Nga DOSJA
Vrasja e Gledis Krajës/ Stjuart Smakaj shfaqet i penduar: Nuk e dija

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Gledis Krajës mbrëmjen e 17 gushtit në Shkodër. Autori i krimit, 23-vjeçari Stjuart Smakaj është shfaqur i penduar para oficerëve të Policisë. Ai ka dëshmuar se nuk e dinte që brenda makinës ishte shoku i tij, Gledis Kraja. I riu ka sqaruar më tej se si shënjestër ka patur pronarin mobilerisë, Denis Halilin, me të cilin është konfiktuar për parkimin e kamionit.

“Nuk e dija që brenda në makinë ishte shoku im. Sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobilieve. Pasi debatova me Denis Halilin, mora armën dhe qëllova nga kati i dytë i pallatit.”,mësohet se të ketë thënë ai para oficerëve.

Ndërkohë, dëshmi para oficerëve ka dhënë edhe Denis Halili. Ky i fundit ka deklaruar se në momentin që i riu Stjuart Smakaj ka qëlluar me armë në drejtim të tij, ai është shtrirë në tokë. Menjëherë pas breshërisë së plumbave ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po kështu, Dosja.al mëson se të tjera detaje në lidhje me të shkuarën e Stjuart Smakajt. Në 2015-ën, ai është përfshirë në një konflikt me disa efektivë të Policisë së Shtetit. 23-vjeçari ka dhunuar policët si dhe i ka kërcënuar me vrasje. Gjatë konfliktit ai ka përdorur emrin e dajës së tij, Mehdi Ivziku. Ky i fundit ndërkohë është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali në mars të 2019-ës në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrënjen e 17 gushtit në Shkodër. Gledis Kraja u vra aksidentalisht, nga miku i tij Stjuart Smakaj, tashmë është arrestuar. Ky i fundit, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebstiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja ekzekutohet gledis kraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2020, 06:16

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ngitur shqetësimin, se në Shqipëri, kryesisht të rinjtë nuk mbajnë maska në ambinetet e mbyllura. Nëpërmjet një post...