Aktualitet

Kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari në Memaliaj, i biri procedohet në gjendje të lirë

18 Gusht 2020, 19:51 Nga DOSJA
Kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

MEMALIAJ– Një person, 55-vjeç, me inicialet A.B., ka rënë në pranga pai akuzohet për kultivim kanabisi. Dosja.al mëson se bashkë me 55-vjeçarin, për të njëjtën akuzë, është proceduar në gjendje të lirë edhe djali i tij.

Ai është me inicialet E.B.. Të dy, babë e bir, banues në fshatin Vasjar, janë pikasur teksa kultivonin kanabis në shtëpi.

Efektivët kanë zbarkuar për kontroll në banesën e tyre dhe kanë parë që kishin mbjellë disa rrënjë kanabisi në oborr. Bimët narkotike janë sekuestruar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar, nëse i arrestuari dhe i proceduari, kanë ndonjë tjetër bashkëpunëtor. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55-vjecari ne memaliaj kanabis ne oborrin e shtepise memaliaj arrestohet 55-vjecari ne memaliaj kanabis ne oborrin e shtepise memaliaj

Sondazh

Poll