Aktualitet

“Na ke parë mirë se po çuditem? Po më ndjek?”/ E kritikoi për mungesën e reagimit pas kaosit në Kakavijë, deputetja

18 Gusht 2020, 18:44 Nga DOSJA
“Na ke parë mirë se po çuditem? Po më ndjek?”/

GJIROKASTËR– Deputetja e Partisë Socialiste, Artemisa Malo, ka replikuar me gazetarin Orgest Sako, i cili ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë situatës së rënduar që u krijua në Kakavijë, nuk ka parë asnjë zgjidhje nga qeveria.  

Referuar statuseve dhe falenderimeve të bëra në rrjetet sociale, nga deputetët e Partisë Socialiste, së krijuar në Kakavijë, Sako shkruan se këta që ‘llapin’ në Facebook, ishin në plazhe kur njerëzit po torturoheshin në radhët kilomterike.

“Me vjen per te qeshur por dhe per te ardhur keq,kur shoh statuse ne FB nga deputete qe na qeverisin sot.Flasin per situaten e krijuar prej 4 ditesh ne Kakavie ku shume njerez u perballen me nje katastrofe,jo vetem qe u lane ne meshire te fatit pa uje,pa buke por aq me keq u lane ne mes te rruges nga keta pseudo deputete gje dalin dhe llapin ne fb. Ku ishit ju kur ata kishin nevoje,ndoshta ne ndonje cep te bregdetit te jugut? Ku ishit ju qe neser do kerkoni voten e tyre? Prej 4 ditesh degjova vetem fjalen “po negociojme”qe askush nuk ua degjoje fjalen sepse autoritetet greke benin siç ju donte kokra e qejfit.Ndaj do tu lutesha shume miqesisht lerini llafet ne FB se nuk bete asnje gje tjeter perveçe sa bete sehire,”– shkruan ai.

Ky status, ka marrë një koment nga ana e deputetes së PS-së. artemisa Malo ankohet se gazetari nuk shikon mirë.

“Ti Gesti na ke parë mirë? Po çuditem me ty sot!!!”- shkruan deputetja, që siç duket nuk i ka pëlqyer postimi i gazetarit.

“Pushime të mbara,”- i përgjigjet gazetari.

“Po më ndjek ti se ku pushoj? Të garantoj se nuk po pushoj, sa për merakun tënd, as po pushoja,”– vijon deputetja më tej.

Por në fakt, ku ishte deputetja Artemisa Malo gjatë katër ditëve që u krijua radha kilometrike në Kakavijë? Për zgjidhjen e krizës u angazhua Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili në bashkëpunim me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, bëri që pala greke të toleronte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemisa malo orgest sako artemisa malo orgest sako

Sondazh

Poll