Aktualitet

Atentat në Shkodër, ekzekutohet me 14 plumba automatiku ish-futbollisti Gledis Kraja, në kërkim për krimin shpallet shoku i

17 Gusht 2020, 19:58 Nga DOSJA
Atentat në Shkodër, ekzekutohet me 14 plumba automatiku

SHKODËR– Gledis Kraja, 23 vjeç dhe ish-futbollist është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me 14 plumba automatiku. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, në orën 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, në qytetin e Shkodrës.

Viktima Kraja, banues në lagjen Perash, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e llojit “Ford”, që rezultonte një emër të një shoku të tij dhe ishte në shërbim të një kompanie që ofronte shërbime dezinfektimi, pranë marketit në lagjen “Daniel Matlija”, në momentin që drejt është qëlluar me breshëri automatiku.

Ish-futbollisti u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve të marra si pasojë e plumbave dhe ka ndërruar jetë.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit, i cili dyshohet se ishte mik me viktimën. Bëhet fjalë për Sebastian Smakajn, i cili është shpallur në kërkim për krimin e rëndë.

Dyshohet se Smakaj, para atentatit ka patur nëj sherr për motive të dobëta, detajet e të cilit nuk dihen ende, me viktimën. Ai ishte shok me 23-vjeçarin Gledis Kraja, por më shumë miqësi me viktimën, dyshohet se kishte vëllai i të shpallurit në kërkim.

23-vjeçari Gledis Kraja nuk rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë. Për shumë vite, ai mësohet se i ishte dedikuar futbollit, dhe se deri në vitin 2013 ishte angazhuar me ekipin e qytetit të Shkodrës, “Vllazninë”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne shkoder ekzekutohet gledis kraja gledis kraja shkoder atentat ne shkoder ekzekutohet gledis kraja gledis kraja shkoder

Sondazh

Poll