Aktualitet

VIDEO/ Pamje të frikshme, koronavirusi ‘hedh valle’ mes qindra personave në Kukës, asnjë masë e marrë nga poli

17 Gusht 2020, 18:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Pamje të frikshme, koronavirusi ‘hedh valle’ mes qindra

KUKËS– Videoja që po shikoni është filmuar në Kukës, aty ku Covid-19 po shpërndahen masivisht, e sidomos tek të rinjtë. Siç shikoni edhe në pamje, të rinj, gra e burra janë mbledhur në një nga lagjet e Kukësit, ku mesa duket, kjo fundjavë që vjen, do e gjëj të martuar një çift që banon aty.

Dhe siç e kanë zakon shumë zona në Shqipëri, disa ditë para dasmës, bëhen netët e valles, ku mblidhne të afërm e miq, vetëm për të festuar e kërcyer, për gëzimin që i pret.

Edhe pse jemi në kohë pandemie, qytetarët e Kukësit, nuk janë matur aspak. Pa maska dhe pa distancë sociale, ata hedhin valles si kur pandemia të mos ekzistonte, por bashkë me ta, ‘ërcen’ edhe koronavirusi.

Përsa u përket masave të marra nga blutë e këtij qyteti, deri në publikimin e këtij artikulli nuk është raportuar asgjë nga Policia e Kukësit. Ndërsa qytetarët vijojnë të dëfrehen. Kukësi është bërë problem për përhapjen e pandemisë.

Më herët, shefja e epidemiologjisë në Kukës u shpreh se më shumë po infektohen të rinjtë në moshë dhe shtoi më tej se në terren kanë pasur edhe përplasje me qytetarët, të cilët nuk respektojnë masat e vendosura. Deri më sot, Kukësi numëron 107 të infektuar akivë dhe pesë viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kukes koronavirusi ne shqiperi kukes valle ne kukes koronavirusi ne kukes koronavirusi ne shqiperi kukes valle ne kukes

Sondazh

Poll