Aktualitet

Plagosja e 31-vjeçarit në Patos, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim autori, katër muaj më parë në të njëjtin

17 Gusht 2020, 18:58 Nga DOSJA
Plagosja e 31-vjeçarit në Patos, arrestohen dy persona dhe shpallet

FIER– Dy persona janë vënë në pranga, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 31-vjeçarit Klajdi Sulo, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim edhe autori i ngjarjes.

Ende nuk dihen identetet e tyre, por mësohet se dy të arrestuarit, janë persona që kanë dijeni në lidhje me këtë plagosje.

Klajdi Sulo mbeti i plagosur në rrethana të paqarta, pasditen e sotme, pranë fushës së sportit në Patos. Ai ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë polciia mësohet se ka sekuestruar katër gëzhoja që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Në të njëjtën zonë, në muajin maj të këtij viti pati përplasje me armë zjarri, që  u mohuan nga policia, pavarësisht dëshmive që qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi sulo patos plagoset klajdi sulo klajdi sulo patos plagoset klajdi sulo

Sondazh

Poll