Aktualitet

Shtohet një kantier i ri ndërtimi në Tiranë, zvogëlohet sërish rruga për makinat

17 Gusht 2020, 15:58 Nga DOSJA
Shtohet një kantier i ri ndërtimi në Tiranë, zvogëlohet

TIRANË -Tirana është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ndërsa rrugët për kalimin e makinave po zvogëlohen çdo ditë. Punimet e vjetra nuk kanë përfunduar ende, ndërsa të tjera po shtohen ditë pas dite.

Së fundmi, kanë nisur punimet në rrugën “Tom Plezha”, e cila lidh zonën e Doganës me Astirin dhe “Shqiponjën”. Ka qenë vetë Veliaj i cili ka njoftuar nisjen e punimeve, ndërsa shton, se rruga e re, do të ketë dy korsi në secilën anë dhe një për parkingun.

Por ndërkohë që ka nisur puna në rrugën “Tom Plezha”, punë të tjera nuk kanë mbaruar ende. Në Bulevardin Zogu I, ka mbi një vit që ka nisur rikonstruktimi dhe ende nuk ka mbaruar, duke u kthyer në anagari për makinat. Po ashtu punime po kryhen edhe në “Rrugën e Durrësit”, duke detyruar autobusët dhe makinat që të devijojnë rrugën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kantieret e ndertimit erion veliaj kantieret e ndertimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2020, 12:58

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Cov...