Aktualitet

Strategjia vjeshtë-dimër për COVID-19, Manastirliu: Po fuqizojmë kapacitetet për dyfishimin e testimeve

17 Gusht 2020, 14:23 Nga DOSJA
Strategjia vjeshtë-dimër për COVID-19, Manastirliu: Po

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar planin e qeverisë vjeshtë-dimër për COVID-19. Gjatë fjalës së saj, ministrja u ndal te fuqizimi i kapaciteteve për testime, i cili do të jetë komponenti i parë i strategjisë. Manastirliu ka bërë me dije, se edhe falë ndihmës së USAID, janë shtuar 12 nësi lëvizëse.

Dua që të përfitoj nga ky rast për të falenderuar komitetin teknik të ekspertëve që është këtu në prezantimin e një prej komponentëve për strategjinë tonë ndaj covid-19. është strategji që është hartuar me ekspertët më të mirë dhe ekspertizë ndërkombëtare. OBSH është duke na asistuar. Situata që po kalojmë sot nuk është çështje politike, është një ëështjen e shëndetit publik, për të bashkuar gjithë forcat drejt kufizimit të këtij vitusi të rrezikshëm. për të gjithë ju këto ditë kanë qenë pjesë e një pune të pandaluar jo vetëm në terren por për përgatitjen e një plani aktiv vjeshtë-dimër.

Komponenti i parë është ai i testimit, gjurmimi dhe parandalimit të infeksionit, ndaj foksui i punës në vazhdim do të jetë fuqizimi i kapaciteteve të laboratoëve në struakturat tona, me qëllim që të dyfishojmë testimet, bazuar në rekomandimet e OBSH. Dua të falenderoj USAID për mbështetjen e deritanishme në kuadër të forcimit të kapaciteteve, por edhe forcimit të kapaciteteve logjistike, ku 12 njësi lëvizëse i shtohen strukturës në terren, së bashku me ekipet e shtuara, që do të investigojnë gjurmojnë më shumë kontakte me qëllim ndërprejrjen e infeksionit. Ajo që do bëjmë është fuqizimi i kapaciteve. Strategjia parashikon jo vetëm fuqizim të kapaciteteve por edhe bashkëpunim me strukturat jo publike për zgjerimin e testimit tek grupet më të riskuara.

Njëkohësisht ministrja u ndal edhe te vaksinimi për gripin e stinës i grupeve më të riskuara.

Gjithashtu përsa i përket situatës vjeshtë-dimër, ku do të shtohen edhe virozat e stinës, ne parashikojmë një mbulesë vaksinale. Duhet bërë vakisna falas për grupet e riskuara, përfshirë të moshuarit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, edukatorët, mësuesit. fëmijët 2-5 vjeç.

Manastirliu shtoi më tej, se në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një incidencë më të ulët dhe numër fatalitetesh po ashtu.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka një incidencë më të ulët se vendet e rajonit, edhe nr i fataliteteve është më i ulët sesa vendet e rajonit. bilancet në mes të rrugës nuk janë domethënëse, por kanë një konstante të përhershme.  Pandemia na mëson që qytetari ka një rol shumë esencial. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të mbështetur fuqizuar sistemi shëndetësor, një element që dua të ndalem është dixhitalizimi, sistemet e informacionit, ku ne po punojmë që sistemet e informacionit t’i përgjigjen sa më mirë nevojave në vend”, tha Manastirliu ndër të tjera.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu strategjia covid-19 ogerta manastirliu strategjia covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2020, 12:58

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Cov...