Aktualitet

Po kalonte mallra kontrabandë, arrestohet 43-vjeçari në Portin e Durrësit, procedohen tre persona që ‘çmendën’

17 Gusht 2020, 14:31 Nga DOSJA
Po kalonte mallra kontrabandë, arrestohet 43-vjeçari në Portin

DURRËS– Një 43-vjeçar me inicialet O. T., është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. 43-vjeçari është pikasur gjatë kontrollit në PKK Port Durrës, pasi në mjetin tip “DAF”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Njoftimi zyrtar nga Policia e Durrësit, bën me dije se janë prceduar penalisht, edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë organizuar ceremoni familjare dhe kanë vendosur muzikë të lartë në banesat e tyre duke prishur qetësinë publike.

Bëhet fjalë për personat e mëposhtëm:

Gj. B., 53 vjeç, banues në fshatin Draç, Ishëm.

M. B., 42 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm.

O. M., 56 vjeç, banues në fshatin Vardardhë, Sukth.

Ndërsa një tjetër subjekt, me administator një person me iniciale P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ është gjobitur me 1.000.000 lekë.

Njoftimi i plote:

Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative administratori i subjektit. Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar, pasi tentoi të kalojë në PKK Port Durrës, mallra të padeklaruara. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën e vjetër të Ndroqit, subjektin me administator shtetasin P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara në Manzë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar penalisht shtetasit:

Gj. B., 53 vjeç, banues në fshatin Draç, Ishëm.

M. B., 42 vjeç, banues në fshatin Bizë, Ishëm.

O. M., 56 vjeç, banues në fshatin Vardardhë, Sukth.

Këta shtetas kanë organizuar ceremoni familjare dhe kanë vendosur muzikë të lartë në banesat e tyre duke prishur qetësinë publike. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në PKK Port Durrës, në mjetin tip “DAF”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë, të cilat nuk i kishte deklaruar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 43-vjecari ne durres durres policia e durresit arrestohet 43-vjecari ne durres durres policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Gusht 2020, 12:58

VLORË– Gjykata e Apelit në Vlorë dhe një pjesë e institucionit të AKU-së në këtë qytet janë mbyllur për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Cov...