Aktualitet

Sot i nxehti “afrikan” do të pushtojë bregdetin, por në zonat malore do të ketë reshje shiu (PARASHIKIMI)

17 Gusht 2020, 07:43 Nga DOSJA
Sot i nxehti “afrikan” do të pushtojë bregdetin, por

SHQIPËRI- Ditën e sotme në zonat e ulta do të ketë një mot të kthjellët me temperatura të larta. Ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave. Sipas Meteoalb, temperaturat, në zonat e ulta do të shkojnë deri në 37 gradë, ndëra në zonat bregdetare deri në 38 gradë.

Sot, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 29ºC.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 17 gusht 2020 parashikimi i motit 17 gusht 2020

Sondazh

Poll