Art&Argëtim

Dua Lipa në kopertinën e revistës ‘W’, kujton kohën si refugjate: Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin

16 Gusht 2020, 16:52 Nga DOSJA
Dua Lipa në kopertinën e revistës ‘W’, kujton

SHBA– Dua Lipa ka qënë këngëtarja e rradhës që ka dhënë një intervistë për revistën e famshme, W Magazine. Këngëtarja me origjinë shqiptare foli gjerë e gjatë në lidhje me sukseset e saj në muzikë si edhe për promovimin e albumit të ri.

Revista e njohur, ndër të tjera i ka kushtuar Duas edhe një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar duke përmendur faktin se ajo vjen nga një familje muzikantësh.

Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan W Magazine për Duan.

Më pas në artikullin kushtuar Duas u fol dhe për periudhën kur familja e saj u dëbua nga Kosova për shkak të pushtimit serb. Dua u shpreh se familja e saj shpresonte gjithmonë të kthehej në Kosovë si dhe i drejtohet të gjithë atyre që vejnë në pikëpyetje largimin e tyre duke thënë se ishin të detyruar të iknin nga vendi.

“ Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë. Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë Dua Lipa.

 

(A.B)/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa këngëtare kosove dua lipa këngëtare kosove

Sondazh

Poll