Art&Argëtim

Shpërthen virusi në kompaninë e Will dhe Jada Pinkett Smith, 10 punonjës rezultojnë pozitiv me Covid-19

16 Gusht 2020, 16:04 Nga DOSJA
Shpërthen virusi në kompaninë e Will dhe Jada Pinkett Smith, 10

SHBA– Pandemia e COVID-19 ka mbërritur dhe në shtëpinë e aktorëve Will dhe Jada Pinkett Smith. Kompania e produksionit e tyre është kthyer në ‘qendër’ të COVID-19.

“Westbrook Inc” është kompania që ata zotërojnë dhe deri më tani 10 punëtorë të tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kompania shërben për shfaqjen e serive në rrjete sociale, përfshirë këtu edhe projektet televizive e filmike.

Kohëve të fundit është raportuar se produksioni ka ndaluar punën, duke mos treguar arsyen e ndërprerjes. Gjatë ditës së mërkurë, një përfaqësues i kompanisë ka thënë per Variety:

Ne kemi patur 10 raste pozitive dhe këta punonjës janë izoluar. Që të gjithe janë testuar për herë të dytë dhe më pas kanë rezultuar negativ”.

Edhe pse 10 punonjësit rezultuan pozitiv, sipas përfaqësuesve të produksionit, thuhet se as Will e as Jada nuk kanë simptoma që i përkasin COVID-19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jada smith koronavirus will smith jada smith koronavirus will smith

Sondazh

Poll