Art&Argëtim

E rrallë! Pentagoni krijon divizionin për të studiuar UFO-t

15 Gusht 2020, 19:15 Nga DOSJA
E rrallë! Pentagoni krijon divizionin për të studiuar UFO-t

SHBA– Pentagoni ka krijuar një divizion të veçantë që ka për qëllim kryesor që të studiojë dhe të mësojë më shumë rreth UFO-ve.

Sipas mediave të huaja synimi kryesor i divizionit është të “kuptohet dhe njihet më mirë natyra dhe origjina” e fenomeneve në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara.

“Divizioni synon të identifikojë, analizojë dhe katalogojë fenomenet ajrore të paidentifikuara që mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shpjegon Pentagoni.

Edhe pse krijimi i këtij divizioni për herë të parë pranohet zyrtarisht, në SHBA ka mijëra njerëz që mendojnë se një divizion i tillë ekziston prej kohë, por që qeveria e ka mbajtur sekret aktivitetin e ashtuquajtur jashtëtokësor.

Burimi:tellerreport

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete pentagoni pentagoni

Sondazh

Poll