Aktualitet

Organizoi dasma në kohën e Covid-19, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Krujë, kapet 41-vjeçari me dokumenta f

16 Gusht 2020, 13:54 Nga DOSJA
Organizoi dasma në kohën e Covid-19, gjobitet me 1 milion lekë

DURRËS– Një pronar lokali është gjobitur me 1 milionë lekë gjobë, pasi ka lejuar që në lokalin që administronte ai të organizohej ceremoni martesore, në kohën e pandemisë së Covid-19.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë  PKK, Port, Durrës, me  dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, në pranga është vënë edhe një 21-vjeçar me inicialet A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës. Ndëshkohet me masë administrative pronari i një lokali në Krujë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë  PKK, Port, Durrës, me  dokumenta të dyshuara si të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje policia e durresit kruje policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2020, 13:41

KORÇË– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesm...