Agjenti iranian nuk ka ikur/ Ehsan Bidi ka 10 ditë kohë për procedurat si emigrant jo i rregullt
TIRANË– Ehsan Bidi, dezertor i kampit të muxhahedinëve dhe i dyshuar si agjent i inteligjencës Iraniane, është ende në Shqipëri. 4 ditë më parë nuk u bë e mundur dalja e tij jashtë vendit, pasi Bidi, një shtetas Iranian të cilit i është pezulluar leja e qëndrimit nga autoritetet shqiptare, tashmë figuron si shtetas me qëndrim të parregullt në vendin tonë.
Burime nga zyrat e Kufirit dhe Emigracionit, i thanë Top Channel, se Ehsan Bidi, u ndalua nga patrullat pranë kufirit të gjelbër me Greqi, pasi ai nuk mund të kalonte dot në kufirin grek, edhe pse me urdhër largimi vullnetar.
Patrullat më pas e shoqëruan Ehsan Bidin në Tiranë, ku Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, sipas procedurës i mori përsëri gjurmët e gishtave Bidit për të vërtetuar që është i njëjti person që donte të largohej jashtë vendit, dhe tashmë i dyshuari si agjent Iranian është i lirë të lëviz brenda vendit.
Por si shtetas, që po qëndron në mënyrë të parregullt në vendin tonë, ai ka një afat 10 ditor, që mund të gjejë punë, ose do të duhet të paraqitet një herë në dy apo tre ditë pranë Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, për të vërtetuar që ai vazhdon të qëndrojë në Shqipëri.
Në të kundërt, ai mund të dërgohet përsëri në qendrën e Kareçit, nga ku pas sipas procedurës mund të shihet e arsyeshme edhe dëbimi i tij jashtë vendit, pra jo më me urdhër vullnetar të largimit.
Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontingjentit me më tepër se dy mijë Muxhahedinë. Hyrja e tij në vendin tonë u regjistruar në 16 tetor të vitit 2013, me një pasaportë Iraniane.
Dyshimet e Muxhahedinëve janë se Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të MEK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri.
Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapte rrugën për sulmet e ardhshme terroriste, sipas Muxhahedinëve.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë: Do t’u bëhet tamponi falas në aeroport, dy ditë k
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë Italisë. Sipas njoftimit, shtetasve, të ci...
U hodh nga varka e nuk doli më, gjendet trupi i 24-vjeçarit që u mbyt në liqenin e Shkodrës
SHKODËR– Trupi i 24-vjeçarit, Bekim Dema, i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Shkodrës, është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët. Pas 24...
Policia-qytetarëve: Deri në 22:00 do punojë Kakavija dhe Kapshtica, nesër në fuqi rregullat e reja
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të informohen para se të nisen drejt pikave kufitare. Në një njofti...
Policia postblloqe në Bilisht, nuk lejon qytetarë të shkojnë në Kapshticë
KAPSHTICË- Policia e Korçës ka ngritur postblloqe në qytetin e Bilishtit, duke bllokuar qarkullimin drejt pikës kufitare të Kapshticës.Sipas informa...
Merr fund tortura në Kapshticë, pas marrëveshjes kalojnë të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar
KAPSHTICË- Në pikën kufitare të Kapshticës tashmë është kthyer normaliteti. Pas marrëveshjes së arritur mes palës shqiptare dhe asaj greke, tashmë nuk ka m...
“Mos të marrë malli të vish në vendin tënd”, shqiptarët që kalojnë kufirin nisen të lumtur drejt Greqisë
GJIROKASTËR– Pas orësh të tëra pritjeje në makinë, qytetarët shqiptarët kanë kaluar drejt shtetit grek. Duke folur për ABC News ata nuk e fshehin gëzimin q...
Pamje sa një mijë fjalë/ Vogëlushi shqiptar në Kakavijë qan me ngashërim, ulet në gjunjë dhe mban shtrënguar në gjoks
GJIROKASTËR- Kaosi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me ...
Organizuan dasma në lokalet e tyre/ Gjobiten me nga 10 mln lekë 15 pronarë restorantesh në Tiranë
TIRANË- Policia e Shtetit ka gjobitur me nga 1 milionë lekë 15 pronarë subjektesh, kryesisht restorantesh pasi organizonin ceremoni festive. Ndërkohë, 4 su...
Akuzoi nënën e fëmijës që u vra nga ambulanca në Kakavijë, Blendi Goxhja ‘reflekton’ pak kritikave dhe fshin postimin
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka ‘reflektuar’ pas akuzave që bëri një ditë më parë për nënën e fëmijës 10-vjeçar ...