Aktualitet

16 Gusht 2020, 13:41 Nga DOSJA

KORÇË– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të arrestuarit për sulmet me armë në hotelin “Voloreka”, që kishin në shënjestër, djalin e biznesmenit Jetmir Muçollari. Masa është dhënë gjatë ditës së sotme, teksa Anterio Kaloshi, në rolin e ekzekutorit, Meard Berberi në rolin e organizatorit dhe Ervin Kalaja në rolin e fshehjes së autorëve, dolën përpara trupit gjykues.

Gjykata e Korçës caktoi masën “arrest me burg” për Berberin dhe Kalanë, ndërsa për Kaloshin ka shpallur moskompetencë. 

Një ditë më parë, trupi gjykues në Gjykatën e Pogradecit la në burg Anterio Kaloshin, ndërsa dha masën arrest me burg për 40 ditë për tre të arrestuarit e tjerë, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia, por për akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Për akuzat e ngritura në lidhje me sulmet në hotelin “Voloreka”, më datë 1 dhe 8 gusht, edhe Gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencën. Tashmë Kaloshi, miku i Orges Bilbilit është në duart e GJKKO-së.

Të arrestuarit për sulmin me armë janë: Meard dhe Ilir Berberi (vëllezër dhe organizatorë të sulmit), Anterio Kaloshi (ekzekutori), Ervin Kalaja (bashkëpunëtor pasi fshehu një nga organizatorët dhe ekzekutorin), Ilir Meçolli, Ardian Xhuti (bashkëpunëtor), Elvir Haxhia (bashkëpunëtor) dhe Mariglen Topuzi (bashkëpunëtor).

Si ndodhën sulmet me armë, breshëritë nuk lanë asnjë të lënduar?

Vëllzërit Berberi, Iliri dhe Meard Berberi nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari dhe i biri, të dëshmonin në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmet me armë. Në datë 1 gusht dhe tetë gusht, ata dërguan Anterio Kaloshin me kallashnikov, i cili qëlloi mbi më shumë se herë në drejtim te hotelit “Voloreka”. Ndërsa plumbat u përqëndruan më tepër në dhomën ku flinte djali i Muçollarit, i cili ishte edhe shënjestra e këtyre dy atentateve. Fatmirësisht askush s;u lëndua por dëmet materiale ishin të shumta.

Vetë Jetmir Muçollari akuzoi policinë se po bashkëpunonte me autorët dhe kërkoi azil. Ai u shpreh se i rrezikohej jeta nga këta persona. Tashmë, të shtatë personat e përfshirë janë arrestuar ndërsa një i tetë është shpallur në kërkim. Të gjithë të arrestuarit njihen si persona me precedent penalë, mes tyre Meard Berberi, që njihej si ‘Koro’, që pas një sherri, disa vite më parë ka kanosur edhe drejtorin e Ujësjellësit në Pogradec.

Ndërsa Anterio Kaloshi, njihet edhe si miku i Orges Bilbilit. Ai u shpëtoi prangave më datë 10 prill, dhe ishte shpallur në kërkim si bashkëautor në masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi atentat në hotel voloreka ervin kalaja gjykata e korces meard berberi anterio kaloshi atentat në hotel voloreka ervin kalaja gjykata e korces meard berberi

Sondazh

Poll