Sport

“Është kanadez nuk më pëlqen”,bëri lëmsh të gjithë mbrojtjen e Barcelonës, ja si Bartomeu refuzoi Alphonso Davies

15 Gusht 2020, 17:46 Nga DOSJA
“Është kanadez nuk më pëlqen”,bëri

SPANJË– Alphonso Davies është një yll në rritje. Mbrojtësi që u ble nga Bayern Munich te Vancouver Whitecaps FC po shkëlqen në debutimin e tij me klubin bavarez. Vetëm 19 vjeç, anësori ka treguar të gjithë potencialin e tij dhe ka mrekulluar të gjithë dashamirësit e sportit.

Siç zbulohet nga gazetari Luis Omar Tapia, bullgari Hristo Stoichkov, ish-futbollist i Barcelonës, pati disa takime me presidentin Josep María Bartomeu për t’i dhënë informacione për futbollistin e ri të talentuar që po spikaste në MLS.

Sidoqoftë, përgjigjja e Bartomeu ishte e qartë: “Ai është kanadez, nuk më pëlqen, faleminderit”. E vërteta është se më vonë, Bayerni e bleu atë për 10 milionë euro dhe sot ai është në rrugën e tij për të qenë krahu i majtë më i mirë në botë. Tani Barcelona e kuptoi se çfarë cilësish zotëron  Davies, prova më domethënëse është driblimi që i bëri Semedos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alphonso davies barcelona bartomeu bayern munich alphonso davies barcelona bartomeu bayern munich

Sondazh

Poll