Aktualitet

Pala greke bllokoi kalimin në Kapshticë, emigrantët: Tamponin të vijnë të na i bëjnë këtu, nuk kanë kaluar as 30 veta

16 Gusht 2020, 09:02 Nga DOSJA
Pala greke bllokoi kalimin në Kapshticë, emigrantët: Tamponin

KAPSHTICË- Qindra emigrantë vijojnë të qëndrojnë në radhë në Kapshticë dhe kërkojnë të shkojnë në Greqi. Ata janë shprehur për News 24 se  pavarësisht pezullimit të punës nga pala greke nuk do të largohen dhe të lenë radhën.

Ata shprehen se pala greke gënjen kur thotë se kanë kaluar mëngjes 300 persona. “Nuk jemi 300 vetë ne këtu të gjithë. S’kanë kaluar më shumë se 30 veta. S’mund të kalojnë 300 për 1 orë. Kemi bërë aplikacionin. E kemi bërë me e-albania që duhet të kalojmë. E kemi bërë që në 13, sot data 16. Këtu janë nga Tepelena, Vlora e Fieri. Nuk e lemë radhën, këtu të vijnë të na i bëjnë tamponin”, tha emigranti.

Më tej një tjetër emigrant thotë se nuk do të largohet dhe i kërkon qeverisë që të marrë masat vetëm për të lejuar kalimin drejt Greqisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaos ne kapshtice radha ne kapshtice kaos ne kapshtice radha ne kapshtice

Sondazh

Poll