Sport

VIDEO/ Duke ngrënë thonjtë dhe i vetmuar, Messi e ndjente “keqtrajtimin” bavarez, dalin pamjet në pushimin e ndeshjes

15 Gusht 2020, 16:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Duke ngrënë thonjtë dhe i vetmuar, Messi e ndjente

PORTUGALI– Barcelona doli me turp nga Champions League me një njollë qe me siguri do ta shoqërojë në të gjithë historinë e saj. Kjo ndodhi në mbrëmjen e djeshme dhe gjithë Europa flet vetëm për këtë takim. Ndërkohë pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale janë ato në pushimin e pjesës së parë.

 

Në momentin kur rezultati ishte 1-4, Messi gjendej i vetmuar dhe i trishtuar duke qëndruar i ulur, shpeshherë me veprime që mund t’i largonin stresin përkohësisht. Por nga ana tjetër tërësisht i përgatitur që Bajerni do të vazhdonte me golat e shënuar, pasi nuk kishte asnjë motivim të vetëm për t’i dhënë qoftë edhe një këshillë shokëve të skuadrës në ato momente.

Dorëzimi ishte i plotë që në 45 minutëshin e parë, por gjermanët ishin të pamëshirshëm.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bayern munich messi barcelona bayern munich messi

Sondazh

Poll