Sport

FOTO/Klubi legjendar bie në një kategori më poshtë, tifozët kërcënojnë lojtarët në hyrje të qytetit

15 Gusht 2020, 16:23 Nga DOSJA
FOTO/Klubi legjendar bie në një kategori më poshtë,

ITALI-Klubi i Perugia-s duhet t’i nënshtrohet verdiktit të ndeshjes me Pescarën, teksa pas goditjes së 11-metërshave u vendos që duhej të zbrisnin një kategori më poshtë, pra në Serinë C. Një situatë e cila ka lënë padyshim të irrituar tifozët e Perugia-s, që kanë reaguar pas ndeshjes me ekipin ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares, Ledian Memushaj.

Reagimi i tyre ka qenë shumë i ashpër duke qenë se në rrugë kanë shfaqur katër manekinë ku tregojnë të përcjellin imazhin e njerëzve të varur. Sipër në një banderolë ishte shkruar edhe mesazhi i qartë: “Ju duam kështu”.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali perugia itali perugia

Sondazh

Poll