Sport

FOTO/ Zhgënjimi ende mbizotëron në fytyrat e lojtarëve, të dëshpëruar dhe kokëulur, futbollistët e Barcelonës largohen

15 Gusht 2020, 13:18 Nga DOSJA

PORTUGALI– Për Barcelonën humbja kundër Bayern Munich me shifrat 8-2 ende nuk është harruar. Një humbje që vërtetë do të trondisë klubin blaugrana nga themelet. Zhgënjimi i lojtarëve por edhe stafit të Barcelonës u pa në fytyrat e tyre. Në momentin kur dolën nga hoteli të gjithë ishin kokëulur.

Në fotot e publikuara nga Mundo Deportivo shihet qartë se lojtarët janë shumë të dëshpëruar me atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.Lojtarët do të mbërrijnë në aeroportin e Barcelonës rreth orës 14:00, ku pastaj do të nisën për në pushime.

Të gjithë në klub janë në pritje të vendimeve nga presidenti Bartomeu, i cili paralajmëroi ndryshime të mëdha.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions league barcelona champions league

Sondazh

Poll