Aktualitet

Konsulli shqiptar Eltion Vërleni: Jemi prej 3 ditësh në negociata, po kërkojmë që dogana të rrijë hapur natën, shtuam s

15 Gusht 2020, 14:52 Nga DOSJA
Konsulli shqiptar Eltion Vërleni: Jemi prej 3 ditësh në

KAKAVIJË– Konsulli shqiptar në Janinë, Eltion Vërleni ka deklaruar se prej ditësh janë në negociata me palën greke për të zgjatur orën e punës dhe për të mbajtur doganën hapur edhe gjatë natës.

Në një deklaratë për mediat, Vërleni, u shpreh se shpreson që deri në darkë të kalojnë të paktën katër mijë shqiptarë.

Duhet të mundësohet hapja e kufirt gjatë natës. Shpresoj që të ndodhë kjo gjë gjatë ditës së sotme. Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme. Qeveria greke ka marrë masa të jashtëzakonshme për këtë pandemi. Janë gjashtë persona që po kryejnë tamponët nga pala greke. Prej ditës së hënë do kalojnë vetëm 750 persona dhe nga pala greke kjo është dhënë përfundimtare,”- tha Vërleni ndër të tjera.

Ndërkohë, radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta.

Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltjon verleni radhe ne kakavije eltjon verleni radhe ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2020, 15:12

KAKAVIJË– Forcat e Armatosura kanë nisur një mision të ri. Ushtarët kanë shpërndarë letra tek emigrantët, të cilët ndodhen prej katër ditësh në pikën e kal...