Aksidenti në Kakavijë, Policia: Ka vdekur një 10-vjeçar, kemi shoqëruar shoferin e ambulancës
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka reguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kakvijë, ku një ambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar.
Në një njoftim për mediat, Policia shprehet se ambulanca po transporonte një të sëmurë. Më tej bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi i ambulancës, ndërsa e sëmura u transportua me makinë policie drejt spitalit.
“Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, njofton Policia.
Aksidenti i rëndë ndodhi sot paradite dhe sipas dëshmitarëve, ambulanca ka qenë bosh dhe më shpejtësi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Detaje nga tragjedia në Kakavijë, dëshmitari: Ambulanca ishte bosh, ishte me shpejtësi. E vrau djalin para syve tanë
KAKAVIJË- Detaje të tjera janë mësuar rreth aksidentit të ndodhur sot paradite në Kakavijë. Një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë është shpre...
Kaosi në Kakavijë/ Mediat e huaja jehonë bllokimit të shqiptarëve në kufirin grek: Makinat në radhë për 20 km
KAKAVIJË– Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. TheGuardian dhe media franceze, ...
Policia apel qytetarëve: Mos u dyndni të gjithë drejt Kakavijës, keni edhe Kapshticën
TIRANË- Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos dynden në pikën kufitare të Kakavijës. Uniformat blu këshillojnë qytetarët që të shtrytëzojnë ...
Ngjarje e rëndë në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë. Dëshmitë: E vranë para syve tanë, ishte me sh
KAKAVIJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetar...
Prej ditësh ishte në luftë me COVID-19, shërohet mjeku i njohur Alban Hatibi
TIRANË- Mjeku anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi, ka fituar betejën me COVID-19. Ka qenë shefja e Reanimacionit në këtë spital...
Policia e Tiranës arreston 13 persona, në pranga dhe 2 të rinjtë që kishin mbjellë drogë në Vaqarr
TIRANË- Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe 2 të rinj, F. XH., 19 ...
“Xhaçka kthehet nga Kakavija dhe shpreh pikëllimin e saj në hotelin me 5 yje në Himarë”, Berisha publikon FOTOT nga dar
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shkuan dje në Kakavijë, ku panë nga afër situatë...
Durrës/ Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 37-vjeçari nga Kosova
DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale A.K nga Kosova, pasi ky i fundit tentoi të kalonte ilegalisht kufirin.Sipas...
SHËNIM: Ku është fshehur Edi Rama? Pse nuk flet kreu i qeverisë për katastrofën humanitare në kufi?
TIRANË– Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kreu i radhës i OSBE, Edi Rama, ka më shumë se një javë që është ‘zhdukur’. Prej disa di...